400 euro për një fanellë, Barcelona prezanton risinë për sfidën El Clasico

400 euro për një fanellë, Barcelona prezanton risinë

Të dielën në “Camp Nou” do të luhet derbi i fundit i sezonit mes Barcelonës dhe Realit të Madridit ku katalanasit do të veshin një fanellë të veçantë.

Ashtu si në derbin e parë të luajtur në kryeqytet ku ata veshën fanellën me një buf si simbol në vend të reklamës Spotify, këtë herë do të shfaqen me një fanellë ndryshe.

Bufi ishte simboli i këngëtarit kanadez Drake i cili është një nga muzikantët më të suksesshëm të sponsorit Spotify, ndërsa këtë herë katalanasit kanë zgjedhur një vajzë të zonës.

Bëhet fjalë për këngëtaren Rosalia, shumë e suksesshme dhe për më tepër nga Katalonja, stema e së cilës do të reklamohet në fanellën blaugrana. E veaçanta është se për këtë edicioon të limituar, një fanellë do të kushtojë plot 400 euro.

 

 

 

EMISIONET