Botërori 2026/ Eventi special i familjes mbretërore holandeze

E shtuna ishte ditë triumfuese për familjen mbretërore holandeze. Mbreti Willem-Alexander dhe mbretëresha Maxima e nisën këtë ditë duke mbështetur përfaqësuesen holandeze e cila shkatërroi Suedinë me rezultatin 5-1 në sfidën e zhvilluar në Houston të Texasit.
Më pas ata e mbyllën këtë ditë në tribunë në barazimin historik të Curaçaos në ndeshjen kundër Ekuadorit e zhvilluar në Kansas City.
Familja mbretërore holandezë është edhe në krye të shtetit të vogël të Curaçaos, shtet kushtetues i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta.
‘Është një botëror me të vërtetë special sepse aty janë si Vendet e Ulëta ashtu dhe Curaçao-tha mbreti Willem-Alexander-do të jetë një botëror special për mua, me 2 skuadra që natyrisht shpresoj që të shkojnë sa më larg’
