Aksident në aksin nacional Korçë-Bilisht, makina përplas një person me biçikletë, përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2026, 14:43

Një aksident është regjistruar në aksin nacional Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë.
Një mjet përplas një person me biçikletë. Mësohet se i dëmtuari është dërguar në spitalin e Korçës pasi ka marrë dëmtime në kokë por sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

