DITA MË E GJATË E VITIT/ Mijëra e presin në monumentin e Gurëve të Varur ‘Stonehenge’
Mijëra vizitorë nga e gjithë bota u mblodhën në Monumentin e Gurëve të Varur të Britanisë së Madhe për të përshëndetur lindjen e diellit në ditën më të gjatë të vitit, Solstici Veror i cili shënon fillimin astronomik të verës në hemisferën veriore, u festua me rituale tradicionale, muzikë dhe momente reflektimi pranë një prej monumenteve më të famshme prehistorike në botë.

Në orët e para të mëngjesit të 21 Qershorit, mijëra njerëz u mblodhën paranë monumentit të lashtë Stonehenge për të mirpritur Solsticin Veror, fenomenin astronomik që sjell ditën më të gjatë dhe natën më të shkurtër të vitit.
Që prej mbrëmjes së të shtunës, vizitorë, turistë dhe adhurues të traditave pagane mbushën fushat përreth monumentit, duke pritur momentin kur rrezet e para të diellit so të shfaqeshin mbi horizont.
Sipas organizatorëve mbi 20 mijë persona morën pjesë në kët ngjarje tradicionale, pak para agimit, atmosfera u mbush me brohoritje, tinguj daullesh dhe këngë rituale.
Në orën 04:52 sipas kohës lokale, dielli u ngit mbi të ashtuquajturin ‘Heel Stone’, duke krijuar një pamje spektakolare që prej mijëra vitesh lidhet me orientimin astronomik të Stonehenge.
Ekspertët theksojnë se monumenti, i ndërtuar rreth 4500 vjet më parë, është projektuar në përputhje me lëvizzjen e diellit gjatë solsticeve, cka e bënë atë një nga vendet më simbolike për të shënuar këtë ditë.
Për shumë prej pjesmarrësve, eventi nuk është vetëm një festë sezonale por edhe një moment reflektimi mbi lidhjen e njeriut me natyrën dhe ciklet e saj.
Disa zgjodhën të meditonin në heshtje, ndërsa të tjerë festuan me muzikë dhe valle tradicionale.
Stonehenge, Monumenti i Gurëve të Varur mbete një nga destinacionet më të rëndësishme në botë për kremtimin e Solsticit Veror, duke tërhequr cdo vit dhjetëra mijëra vizitorë që dëshirojnë të përjetojnë nga afër magjinë e lindjes së diellit në ditën më të gjatë të vitit.

