Botëror historik, Franca, Spanja, Argjentina dhe Anglia shkruajnë rekord me gjysmëfinalet

Botëror historik, Franca, Spanja, Argjentina dhe Anglia shkruajnë

Kupa e Botës 2026 ka sjellë një moment historik. Për herë të parë që nga krijimi i renditjes së FIFA-s, katër kombëtaret më të renditura në botë kanë siguruar një vend në gjysmëfinalet e turneut.

Franca, Spanja, Argjentina dhe Anglia do të luftojnë për dy biletat e finales, pasi të gjitha konfirmuan statusin e favoritëve duke kaluar me sukses fazën eliminatore.

Ky skenar nuk erdhi vetëm si rezultat i paraqitjeve në fushë. Për Botërorin e parë me 48 skuadra, FIFA ndryshoi formatin e shortit, duke vendosur katër kombëtaret më të renditura në katër pjesë të ndryshme të tabelës së fazës eliminatore.

Shorti u bazua në renditjen e FIFA-s të 19 nëntorit 2025, kur Spanja ishte e para, Argjentina e dyta, Franca e treta dhe Anglia e katërta. Me kusht që të fitonin grupet e tyre, këto katër skuadra nuk mund të përballeshin mes vete para gjysmëfinaleve. Spanja dhe Argjentina u vendosën në anë të kundërta të tabelës, ndërsa e njëjta gjë ndodhi edhe me Francën dhe Anglinë.

Megjithatë, rregulli i FIFA-s nuk ishte i mjaftueshëm. Katër kombëtaret duhej fillimisht të fitonin grupet e tyre për të ruajtur pozicionin në tabelën e fazës eliminatore. Të gjitha ia dolën ta bëjnë këtë.

EMISIONET