Lily Allen rikthehet në skenë pas 8 vitesh, por turneu i saj i ri përballet me kritika nga fansat

Lily Allen rikthehet në skenë pas 8 vitesh, por turneu i saj i ri

Lily Allen është rikthyer në skenë me turneun e saj të parë që nga viti 2018, por performanca e artistes në festivalin BBK Live në Bilbao të Spanjës është shoqëruar jo vetëm me duartrokitje, por edhe me kritika nga një pjesë e publikut.

Këngëtarja 41-vjeçare u ngjit në skenë në natën e fundit të festivalit me shfaqjen e saj “West End Girl”, duke u shfaqur fillimisht me një korse rozë të çelët, geta transparente dhe taka me platformë.

Gjatë performancës, ajo ndërroi veshjen, duke zgjedhur një fustan të shkurtër ngjyrë ari, ndërsa interpretoi këngë nga repertori i saj.

Megjithatë, jo të gjithë fansat mbetën të kënaqur. Disa prej tyre kritikuan çmimin e biletave dhe kohëzgjatjen e shfaqjes, duke pretenduar se kishin paguar deri në 86 paund (rreth 102 euro) për një performancë që zgjati rreth 50 minuta dhe kishte pak ndërveprim me publikun.

Pas reagimeve në rrjetet sociale, Lily Allen vendosi të sqarojë konceptin e projektit të saj.

Sipas këngëtares, “West End Girl” nuk është menduar si një koncert tradicional, por si një përvojë teatrale, ku rrëfimi artistik ka përparësi ndaj komunikimit të drejtpërdrejtë me audiencën.

Nuk dua që askush të ndihet i mashtruar. Të gjithë në këtë turne po punojnë shumë për t’u dhënë njerëzve shfaqjen më të mirë të mundshme dhe jam jashtëzakonisht krenare për të-u shpreh Allen.

Artistja theksoi se mungesa e ndërveprimit me publikun është një zgjedhje e vetëdijshme artistike, e cila i shërben historisë që ajo synon të përcjellë përmes shfaqjes.

EMISIONET