Shqipëria në krah të aleatëve euroatlantikë, Rama në Paris për samitin e mbështetjes ndaj Ukrainës

Shqipëria në krah të aleatëve euroatlantikë, Rama

Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Parisit, ku do të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën, një takim që mbledh liderë ndërkombëtarë për koordinimin e mbështetjes ndaj Kievit.

Vizita zhvillohet me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Në samit pritet të marrin pjesë krerë shtetesh dhe qeverish, së bashku me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Takimi në Paris do të fokusohet në koordinimin e ndihmës dhe mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën, në një kohë kur siguria europiane mbetet një nga çështjet kryesore në arenën politike ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e Ramës në këtë samit vjen në kuadër të qëndrimit të Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës dhe bashkëpunimit me aleatët euroatlantikë për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të këtij vendi.

Gjatë qëndrimit në Francë, më 14 korrik, Kryeministri Rama do të marrë pjesë gjithashtu në ceremoninë zyrtare me rastin e Festës Kombëtare të Francës, sërish me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron.

EMISIONET