Tronditet basketbolli amerikan/ Ish-basketbollisti Keanu Rochford vr*tet me a*më zjarri gjatë turneut në Harlem

Tronditet basketbolli amerikan/ Ish-basketbollisti Keanu Rochford vr*tet me

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e basketbollit në Shtetet e Bashkuara, pasi ish-basketbollisti amerikan Keanu Rochford u vra me armë zjarri gjatë një turneu basketbolli në Harlem të Nju Jorkut.

Rochford u qëllua gjatë një aktiviteti sportiv në natyrë, duke mbetur i plagosur rëndë. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore, ish-lojtari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe humbi jetën.

Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi gjatë një turneu basketbolli në Harlem dhe tashmë është nën hetimin e Policisë së Nju Jorkut. Autoritetet po punojnë për të zbardhur dinamikën e sulmit dhe për të identifikuar personat përgjegjës.

Lajmi për vrasjen e Rochford ka shkaktuar reagime në komunitetin sportiv, ku ai njihej për përfshirjen dhe kontributin e tij në basketboll.

Deri tani, policia nuk ka bërë publike detaje mbi motivin e mundshëm të ngjarjes apo identitetin e autorëve të dyshuar. Hetimet vijojnë për të zbuluar rrethanat e plota të vrasjes.

EMISIONET