Sondazhi, Çipa: Papunësia konstatim i përbashkët i partive, axhendat e tyre të ndryshme nga propaganda që bëjnë
Aleksandër Çipa ka thënë për rezultatet e sondazhit të Antonio Notos, se bie në sy fakti që korrupsioni dhe niveli i pagave bashkon dy grupmosha, ndërkohë që shton se papunësia është thuajse e përafërt për çdo parti.
Ai komentoi tabelat 1, 2, 3 te sondazhit RTV Ora e Noto.
Çipa: Më bëri përshtypje diçka. Korrupsioni dhe niveli i pagave duket sikur bashkon si shqetësim dy grupmosha. Nga 18-24 vjeç situata ekonomike është në 18.8%, ndërsa mbi 54 vjeç është 22%. Është shumë interesante kjo për interesimin e dy kategorive moshore.
Përsa i përket papunësisë, vë re që edhe militantët e PD dhe PS nuk kanë ndonjë diferencë të madhe. Është 13.9% me 18.4%. Nuk është ndonjë diferencë e madhe, është konstatim i përbashkët. Edhe LSI është po në këtë nivel. Kjo tregon axhendat e subjekteve politike te ne, janë shumë të ndryshme nga propaganda që bëjnë palët. Kanë vendosur në fokus covidin por në fakt janë eklipsuar pjesët e tjera të shqetësimeve të jetës.
Rezultatet e sondazhit të dytë në nivel kombëtar të përgatitura nga Antonio Noto e Rtv Ora u prezantuan sot në studion e emisionit “Tempora” (E martë 23 shkurt 2021). Gjithsej u prezantuan 17 tabela.
Klikoni për rezultatet e Sondazhit të dytë kombetar:
Orientimi i votës: PD dhe partitë e tjera rriten me 1% nga 19 janari, PS dhe LSI bien me 1%
Projeksioni per Shkodrën:
Opozita e bashkuar fituese me 55.5% në Shkodër, 34% PS, rriten ndjeshëm partitë e tjera
Projeksioni per Elbasanin:
Ja si ndahet vota mes PS dhe opozitës në Elbasan, PDIU e humb fuqinë elektorale, rritet PD
