Sondazhi, batuta e Gjekmarkaj: LSI dhe PD më shumë të shqetësuar për Ramën, se sa për pandeminë

Analisti Agron Gjekmarkaj ka bërë një batutë teksa komentoi rezultatet në lidhje me sondazhin për menaxhimin e pandemisë.

Gjekmarkaj ka thënë se nga shifrat, të anketuarit nga LSI dhe PD janë më të shqetësuar për kryeministrin, se sa për menaxhimin e pandemisë.

Gjekmarkaj: Të anketuarit nga Partia Socialiste kanë shqetësim Covidin dhe tregon që besojnë te lideri, por jo shumë te menaxhimi që lideri po i bën situatës. Kanë frikë nga virusi, duke vënë në krizë besimin në propagandën.

Më interesante është shifra e PD dhe LSI, ku më shumë si batutë, ata shqetësohen më shumë se sa Covidin, kanë Ramën. E kanë 13.6% shqetësimin për menaxhimin e situatës.

Gjekmarkaj analizoi shifrat e publikuara nga tabela 6.

Rezultatet e sondazhit të dytë në nivel kombëtar të përgatitura nga Antonio Noto e Rtv Ora u prezantuan sot në studion e emisionit “Tempora” (E martë 23 shkurt 2021).Gjithsej u prezantuan 17 tabela. 

Ne foto: Tabela 6 e sondazhit II Kombëtar RTV Ora & Noto, 23 shkurt 2021


Klikoni për rezultatet e Sondazhit të dytë kombetar:

Orientimi i votës: PD dhe partitë e tjera rriten me 1% nga 19 janari, PS dhe LSI bien me 1%

Projeksioni per Shkodrën:


Opozita e bashkuar fituese me 55.5% në Shkodër, 34% PS, rriten ndjeshëm partitë e tjera

Projeksioni per Elbasanin:

Ja si ndahet vota mes PS dhe opozitës në Elbasan, PDIU e humb fuqinë elektorale, rritet PD

19 janar 2021: Sondazhi i Pare Kombëtar i Rtv Ora & Notto: Tkurren PS e LSI, rritet PD. Ja çfarë ndodh në Tiranë e Durrës

https://youtu.be/vchY0zW1Yyo

Vendi Lajme Aktualitet menaxhimi i pandemise agron gjekmarkaj sondazhi i notos

EMISIONET