Ernest Muçi është zyrtarisht futbollist I Legia së Varshavës.

Pasditen e djeshme Tirana ndërpreu marrëdhëniet me 19-vjeçarin, ndërsa vetë Muçi u shfaq në Varshavë për të hedhur firmën në kontratën me klubin e tij të ri.

Në një video të postuar nga vetë klubi, Muçi prezantohej tifozëve, duke i përshëndetur, ndërsa po dje ka kryer testet mjekësore duke i kaluar, ndërsa firma dhe prezantimi zyrtar është formalitet që duhet kryen ndoshta që sot.

“Përshëndetje tifozë, unë jam Ernesti dhe kam lajme të mira për ju”, dëgjohet Muçi në videon e postuar nga klubi polak.

SHIFRAT

Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, Tirana ka mbyllur operacionin me një shumë totale prej 650 mijë eurosh.

Bardheblutë do të marrin në dorë rreth 500 mijë euro, ndërsa pagesat do të bëhen në dy pjesë.

Gjithashtu, Tirana do të zotërojë një pjesë të kartonit, 10%.

Shuma rreth 150 mijë euro është e përbërë nga bonuse të ndryshëm, si golat në kampionat dhe Europë, aktivizimet por edhe kualifikimi i Legias në Europa League.