"Më shumë" kokainë se banane, kapen 143 kg drogë në portin e Durrësit

Kontejnerët e bananeve duket se janë kamuflazhi kryesor i trafikut të drogës nga Amerika Latine në Shqipëri, ndërsa një tjetër sasi e konsiderueshme prej 143 kilogramë kokainë janë sekuestruar në një dërgesë që mbërriti në portin e Durrësit.

Lënda narkotike vinte nga Ekuadori ndërsa deri më tani në pranga kanë përfunduar dy administratorët e kompanisë, Erion Peti  dhe Klajdi Xibraku.

Droga ishte e fshehur në dyshmenë e çeliktë të kontejnerit, ndërsa mbi të ishte stampuar portreti i baronit famëkeq të drogës, Pablo Escobar, si dhe fjalët “El Mejor”, që në shqip përkthehet “më e mira.”

Kokaina në Durrës

Kjo porosi duket se ishte në emër të kompanisë  ‘Masabi Fruits” me seli ne Kombinat, një kompani kjo e themeluar në 20 mars 2018 dhe që administrohet nga dy ortakët Erion Peti dhe Klajdi Xibraku.

Ata janë të dyshuarit kryesore të implikimit në këtë linjë të trafikut.

Kapja e sasisë prej 143 kg kokainë ka ndodhur shumë pak kohë pas një tjetër rasti të trafikut thuajse identik të drogës, pasi në 1 prill 2021 po në Portin e Durrësit në kontejnerin me banane që administrohej nga Selim Çekaj, u sekuestruan plot 49 kg kokainë e pastër që vinte gjithashtu nga Ekuadori.

 Duket se kjo linjë është një rrugë e rregullt dhe e shpeshtë që kryhet nga grupet kriminale shqiptare që operojnë në Ekuador dhe disa vende të tjerë të Europës, ku Shqipërinë e përdorin si pikë magazinimi.

Hetimet për kapjen e 143 kg kokainë tashmë po drejtohen nga prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe prokurorë të SPAK-ut.

Lexo edhe: Ora News mëson emrat e pronarëve të kontejnerit

Ekskluzive/Me logon e Pablo Eskobar, ja pakot e kokainës që u kapën sot në portin e Durrësit

Kontejneri me 143 kg kokainë, arrestohen dy administratorët e kompanisë

Vendi Lajme durres Lajmi i fundit Kronike kontejner kokaine ne port 200 kg kokaine

EMISIONET