Kokaina në Durrës, Ora News mëson emrat e pronarëve të kontejnerit

Pasditen e sotme skaneri i kontejnerëve në portin e Durrësit ka zbuluar një sasi të madhe kokaine prej 143 kg, që ishte fshehur brenda strukturës së çeliktë të kontejnerit.

Ora News ka mësuar detaje rreth kapjes së sasisë së kokainës, e cila vinte në Shqipëri nga Ekuadori.

Kontejneri rezulton i ngarkuar me banane por brenda trupit të tij në kolonat e çelikut ishte vendosur sasia e kokainës.

Kontejneri i përket kompanisë së eksportit të frutave e quajtur “Masabi Fruits”, një kompani kjo e themeluar në 20 mars 2018 dhe që administrohet nga dy ortakët Erion Peti dhe Klajdi Xibraku.

Lexo edhe-Sekuestrohet kokainë në portin e Durrësit

Të dy këta persona janë arrestuar nga policia e shtetit me qëllim për tu marrë në pyetje, lidhur me mundësinë e implikimit të tyre në këtë linjë të rregullt të trafikimit të kokainës nga Ekuadori në Shqipëri.

Kapja e sasisë prej 143 kg kokainë ka ndodhur brenda një kohe fare të shkurtër, pasi në 1 prill 2021 po në portin e Durrësit në kontejneri me banane që administrohej nga Selim Çekaj u sekuestruan plot 49 kg kokainë e pastër që vinte nga Ekuadori.

Duket se kjo linjë është një rrugë e rregullt dhe e shpeshtë që kryhet nga grupet kriminale shqiptare që operojnë në Ekuador dhe disa vende të tjerë të Europës, ku Shqipërinë e përdorin si pikë magazinimi.

Hetimet për kapjen e 143 kg kokainë tashmë po drejtohen nga prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe prokurorë të SPAK-ut.

Erion Peti

Vendi Lajme durres Lajmi i fundit Kronike kokaine ne port 200 kg kokaine

EMISIONET