Ekskluzive/Me logon e Pablo Eskobar, ja pakot e kokainës që u kapën sot në portin e Durrësit

Këto janë pakot e kokainës të sekuestruar në kontejnerin me banane të kompanisë “Masabi Fruits”.

Ora News ka mundur të sigurojë ekskluzivisht foto të kokainës së bllokuar, e cila tashmë është ambalazhuar në qeset e provave të policisë së Durrësit.

"Janë 143 kg kokainë e kapur e ndarë në 200 pak e mbështjellë me ambalazh natribani. Në pakot e kokainës ishte vendosur logoja e Pablo Eskobar. Mbi këtë imazh ishte dhe një kod "el mejor" , në shqip më e mira. Një person është arrestuar dhe një është shpallur në kërkim. Është shoqëruar njeriu që shkoi të interesohej në portin e Durrësit për ngarkesën që kishte mbërritur nga Ekuadori" raportoi gazetari i Ora News Elton Qyno.

Lexo edhe- Ora News mëson emrat e pronarëve të kontejnerit

Kokaina në Durrës

Kontejneri i përket kompanisë së eksportit të frutave e quajtur “Masabi Fruits”, një kompani kjo e themeluar në 20 mars 2018 dhe që administrohet nga dy ortakët Erion Peti dhe Klajdi Xibraku.

Lexo edhe-Sekuestrohet kokainë në portin e Durrësit

Të dy këta persona janë arrestuar nga policia e shtetit me qëllim për tu ndaluar dhe marrë në pyetje, lidhur me mundësinë e implikimit të tyre në këtë linjë të rregullt të trafikimit të kokainës nga Ekuadori në Shqipëri.

Kapja e sasisë prej 143 kg kokainë ka ndodhur brenda një kohe fare të shkurtër, pasi në 1 prill 2021 po në portin e Durrësit në kontejneri me banane që administrohej nga Selim Çekaj u sekuestruan plot 49 kg kokainë e pastër që vinte nga Ekuadori.

Duket se kjo linjë është një rrugë e rregullt dhe e shpeshtë që kryhet nga grupet kriminale shqiptare që operojnë në Ekuador dhe disa vende të tjerë të Europës, ku Shqipërinë e përdorin si pikë magazinimi.

Hetimet për kapjen e 143 kg kokainë tashmë po drejtohen nga prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe prokurorë të SPAK-ut.

Kokaina në Durrës

Vendi Lajme durres Lajmi i fundit Kronike kokaine ne port

EMISIONET