Rindizet lufta Azerbajxhan-Armeni, Rama apel palëve: Kthehuni menjëherë në armëpushim
Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me konfliktin e rindezur Azerbajxhan-Armeni.
Si kreu i OSBE, Rama apelon te palët për armëpushim.
“Unë i nxis të gjithë të përfshirët të kthehen menjëherë në armëpushim para se numri i njerëzve i këtij konflikti të rritet më tej,” tha Rama.
Kryesuesi i Përgjithshëm gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që humbën jetën në këtë raund të fundit të dhunës.
Konflikti azero-armen:
I gjithë konflikti ka lindur për shkak të rajonit të dikskutueshëm, Nagorno-Karabakh. Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por i kontrolluar nga armenët etnikë.
Nagorno Karabakh u shkëput në vitet e rrëzimit të Bashkimit Sovjetik. Armenia dhe Azerbajxhani ishin pjesë e shtetit komunist, i cili u përpoq të shtypte dallimet etnike dhe fetare.
Konflikti në malet e Kaukazit ka mbetur i pazgjidhur për më shumë se tre dekada, me luftime periodike. Përleshjet kufitare në korrik vranë të paktën 16 njerëz, duke bërë që demonstrata më e madhe për vite me radhë në kryeqytetin azerbajxhan të Baku, ku kishte thirrje për rimarrjen e rajonit.
