Mehmeti: Mosdalja e tezës nuk është arritje, problemet e arsimit mbeten të njëjtat

Pedagogu Ndriçim Mehmeti, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, komentoi përmbylljen e Maturës Shtetërore dhe rezultatet e saj, duke ngritur shqetësime për situatën reale në arsimin parauniversitar.

Sipas Mehmetit, fakti që këtë vit nuk pati rrjedhje të tezave nuk duhet konsideruar një sukses i veçantë. Pedagogu kritikoi edhe mënyrën se si, sipas tij, u trajtuan rastet e parregullsive në qarqe të ndryshme, duke përmendur veçanërisht Kukësin, i cili, sipas Mehmetit, është stigmatizuar padrejtësisht.

Ai theksoi se rezultatet e vërteta të Maturës Shtetërore do të kuptohen vetëm pasi Ministria e Arsimit të publikojë diferencat mes notave dhe të dhënat e plota mbi performancën e nxënësve.Mehmeti ngriti gjithashtu shqetësimin për rënien e numrit të maturantëve.

Sipas tij, këtë vit ka mbi 2 mijë maturantë më pak krahasuar me vitin e kaluar.

Ndiqni emisionin e plotë:

EMISIONET