Durrës/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, ja si është gjendja e shoferit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2026, 18:37

Një aksident rrugor është regjistruar në Durrës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe, pas përplasjes, ka përfunduar në një kanal anësor të rrugës.
Sipas informacioneve paraprake, nga aksidenti nuk ka persona të lënduar.
Fatmirësisht, ngjarja ka shkaktuar vetëm dëme materiale në mjet.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

