Pacolli nënshkruan marrëveshjen miliona dollarëshe në Uashington për rindërtimin e Mosulit

Pacolli nënshkruan marrëveshjen miliona dollarëshe në

Gjatë Samitit të Biznesit të Nivelit të Lartë SHBA-Irak të zhvilluar në Dhomën e Tregtisë në Uashington, D.C.,  Behxhet Pacolli ka nënshkruar një marrëveshje historike me vlerë qindra milionë dollarë për rindërtimin e një pjese të qytetit të Mosulit.

"Ne Washington!

Në Dhomën e Tregtisë të SHBA-së në Uashington, D.C., gjatë Samitit të Biznesit të Nivelit të Lartë SHBA-Irak, ku u nënshkruan marrëveshje me vlerë qindra miliarda dollarë, unë pata nderin të nënshkruaj, në emër të JV Mabetex Veritas të Michiganit, një marrëveshje me vlerë disa qindra milion dollarë amerikanë.

Nënshkrimi u bë në prani të Kryeministrit të Irakut, SH.T. Ali Al-Zaidi dhe sekretarit të Energjise te ShBA Chris Wright, me Guvernatorin e Nineveh, SH.T. Abdul Qader Al-Dakhil, dhe parashikon rindërtimin e një pjese të qytetit historik të Mosulit, duke përfshirë infrastrukturen komplete urbane banesore, gastronomike si dhe ambientale.

Jam krenar që JV jonë Mabetex Veritas vazhdon të sjellë ekspertizën e saj në projekte të mëdha ndërkombëtare, duke ndërtuar partneritete që krijojnë vende pune, rivendosin komunitetet dhe përparojnë zhvillimin e qëndrueshëm në këtë rast midis Shteteve të Bashkuara dhe Irakut", shkruan Pacolli.

EMISIONET