Moti i keq g*det Ballkanin/ Një v*ktimë në Kosovë, dëme të mëdha në RMV e Greqi

Moti i keq g*det Ballkanin/ Një v*ktimë në Kosovë, dëme

Kushtet e vështira të motit me rreshje të dendura shiu, stuhi dhe erëra të forta kanë përfshirë edhe rajonin.

Në Viti të Kosovës një 61 vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në ballkonin e shtëpisë së tij, mbushur me ujë nga shiu I rrëmbyeshëm që zgjati disa orë.

Sipas zëdhënësit të policisë në këtë komunë Valon Osmani, rasti ka ndodhur rreth orës 16:30, ndërsa burri ka ndërruar jetë si pasojë e godijes mbrapa koke.

Ai është dërguar për mjekim në Spitalin e Gjilanit, por mjekët kanë konstatuar se ai është pa shenja jete.

Edhe dy persona të tjerë nga fshati Pozheran kanë pësuar lëndime të lehta trupore, pasi dyert hyrëse të oborreve të tyre janë rrëzuar nga kushtet atmosferike dhe i kanë rënë sipër, por jashtë rrezikut për jetën.

Një nga zonat më të prekura në Kosovë është edhe komuna e Skënderajt. Shiu ka lënë dëme të parikuperueshme në bujqësi, një nga sektorët kyc për ekonominë e zonës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe mesi i javës do të jetë nën ndikimet e kushteve të vështira atmosferike në formën e rrebesheve apo shkarkime rrufesh.

Moti i keq goditi edhe Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e stuhisë së fortë që u shfaq në orët e mbrëmjes në Shkup, shumë pemë dhe semaforë u rrëzuan, ndërsa çatitë e disa ndërtesave u shkëputën, duke shkaktuar dëme materiale.

Për shkak të stuhisë, pemët e rrëzuara penguan qarkullimin rrugor, ndërsa në shumë pjesë të qytetit u regjistruan edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Në Rajonin e Shkupit pas orës 17 të pasdites së të martës emergjencat kanë pranuar më shumë se 9000 thirrje nga qytetarët.

Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta pati edhe në Korfuz.

Moti i keq shkaktoi rrëzimin e pemëve, bllokim të trafikut dhe probleme me energjinë elektrike.

EMISIONET