Kurti – Vuçiç në tryezën Brukselit, Shkodra: BE duhet të garantojë që në zgjedhjet në veri komuniteti serb të marrë pjesë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç janë ulur në truyezën e dialogut të negociuar nga Brukseli zyrtar për të gjetur një zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Lidhur me këtë takim ish-zëvendësministri i Brendshëm i Kosovës, Selam Shkodra, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, u shpreh se takimi i sotëm zhvillohet me faktorë të veçantë.

“Takimi i sotëm vjen në një kohë kur situata në komunat e veriut të Kosovës është stabilizuar dhe bisedimet e sotme zhvillohen në kushte dhe faktorë të ndryshëm nga pak muaj më parë, kur situata mes dy vendeve ishte e tensionuar.

Por ndryshe nga hera e kaluar, tashmë është e qartë që do të ketë zgjedhje të reja në 4 komunat me shumicë serbe në Kosovë dhe Qeveria e Kosovës tashmë nuk duhet të përsërisë gabimin e mëhershëm dhe duhet që ajo të rakordohet dhe të marrë garancinë e Bashkimit Evropian që në këto zgjedhje të ketë pjesëmarrje të qyterarëve dhe komunitetit serb atje, në mënyrë që të shmanget ajo që ndodhi pak muaj më parë.

Bashkësia evropiane nuk duhet të jetë e ashpër ndaj qeverisë së Kosovës dhe të mos ndërhyjë në punët e brendshme të qeverisë atje.

Sepse sot Kosova është më e fituar në raport me palën serbe, pasi edhe situata është e qetësuar dhe shihet që është Serbia ajo që kërkon destabilizim”, u shpreh Selam Shkodra.

Kurti – Vuçiç në tryezën Brukselit, Shkodra: BE

albin kurti anila zyberaj aleksandër vuçiç selam shkodra

EMISIONET