Kurti me Lajçak: Pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar foto në Twitter lidhur me takimin e tij me të dërguan special të BE-së për Kosovën e Serbinë.
Kurti shkruan se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme.
Kurti: Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara.