Lajçak i vendosur për Asociacionin: Gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet
Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti i dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u shpreh se gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet, duke iu referuar çështjes së Asociacionit.
Ai para gazetarëve, tregoi se janë përmendur edhe gjashtë kushtet e parashtruara nga shefi i ekzekutivit të Kosovës, Albin Kurti.
Lajçak tutje tha se arsyeja e vizitës në Kosovë dhe ajo e takimit me kryeministrin Albin Kurti është çështja e planit evropian.
Lajçak: Vizita ime në Prishtinë sot është vazhdim i një përpjekje aktive diplomatikë për të arritur një progres në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë bazuar në propozimin evropian, kjo është faktikisht vizita ime e 10 që nga shtatori dhe sigurish ne kemi diskutuar propozimin dhe gjithashtu përgatitjet për takimet konstruktive të larta mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç dhe misioni im sot do të vazhdojë me takimin me presidentin Vuçiç sot në mbrëmje në Beograd.
I pyetur për çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ai tha se tashmë është e ditur se gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet.
Lajçak: Ne diskutuam gjithçka që është në propozim, çdo gjë që është në agjendën e dialogut, por baza e këtij takimi është propozimi që e kam prezantuar më 9 shtator. Siç e thashë në duam ta sigurohemi që ne të lëvizim përpara mbi bazën e këtij propozimi dhe kur ne të sjellim dy liderët në Bruksel, takimi do të jetë konstruktiv, nuk jam duke folur për kryeministrin tuaj, ju mund ta pyesni atë sigurisht. Ne diskutuam për këtë çështje dhe unë e informova kryeministrin për pozicionin tonë, por nuk dua ta bëj ilegalisht publike, mendoj që ka qenë e dobishme ky diskutim që patëm këtu, çfarë dua ta përsëris është se të gjithë u dakorduan se dialogu duhet të implementohet dhe kjo është se si normalizimi do të ndërtohet.