Kë ka përballë Kosova? Zejnaj paralajmëron: 2024-a do jetë më i ashpër sa i përket dialogut me Serbinë, Rusia ka fituar terren

Politologu Argjend Zejnaj, dhe ish-shef i Kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës, në qeverinë “Haradinaj” i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh me nota të ashpra ndaj qeverisë “Kurti” dhe menaxhimit të problematikave që shënjuan vendin në këtë vit që po lëmë pas.

“Në kuadër të zhvillimeve që kanë ndodhur në Kosovë gjatë këtij viti, dua të veçoj edhe gjykimet ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Po ashtu kemi dhe sulmin terrorist në veri, dhe kjo bëhet më e vështirë kur nisin të analizojmë se kush qëndron mbrapa tyre dhe kush po i rrit sfidat e Kosovës, dhe ajo është Rusia e cila po përdor Serbinë, dhe tani do ta përdorë edhe më shumë edhe Malin e Zi, kur kemi parasysh se atje janë në pushtet parti politike pro ruse dhe kjo do të jetë një sfidë e radhës, me të cilën do të përballemi edhe më ashpër në vitin 2024.

Edhe situata në Maqedoninë e Veriut ka ndikuar në situatën e Kosovës, ku dhe atje do kemi zgjedhje të parakohshme.

Dialogu për Kosovën do të vazhdojë të jetë më i ashpër edhe në vitin 2024”, theksoi politologu Argjend Zejnaj.

siklajda shorja argjend zejnaj

EMISIONET