GREQIA DEMONSTRON FORCËN/ Teston dronët, zbulon aftësitë e reja teknologjike pranë Aleksandropolis

Greqia vijon demonstrimin e kapaciteteve të saj ushtarake, duke testuar dronë të prodhuar në vend në një stërvitje të madhe pranë Aleksandropolis. Veprimi vjen ndërsa Athina rrit investimet në teknologji dhe mjetet moderne të mbrojtjes.

GREQIA DEMONSTRON FORCËN/ Teston dronët, zbulon aftësitë e

Greqia po demonstron sërish forcën e saj ushtarake, këtë herë pranë Aleksandropolis, ku u zhvillua një nga stërvitjet më të mëdha të vitit, me fokus të veçantë te teknologjitë e reja pa pilot.

Në terren u testua një gamë e gjerë dronësh të zhvilluar brenda vendit, nga mjetet zbulimore e deri te dronët e tipit FPV dhe sistemet kundër dronëve, të cilët kanë fituar rëndësi të madhe në fushat moderne të betejës.

Në stërvitje morën pjesë njësitë ajrore dhe tokësore të forcave greke, ndërsa oficerë nga disa vende të NATO-s vëzhguan operacionet nga afër.

Ministri grek i Mbrojtjes e quajti këtë stërvitje një “epokë të re”, ndërsa nënvizoi se rajoni i Trakës pranë kufirit tokësor lindor të Greqisë  mbetet zonë me rëndësi të veçantë strategjike.

Ndër risitë më të spikatura u paraqit edhe Njësia Mobile e Prodhimit të Dronëve, një laborator i lëvizshëm që mund të transportohet pranë vijës së frontit, ku dronët prodhohen dhe montohen përmes printimit 3D brenda pak orësh. Një aftësi që e afron Greqinë me trendet më të avancuara të luftës moderne.

Kjo stërvitje vjen vetëm disa ditë pasi në Selanik ne diten e Jo-greke u prezantuan mjete të tjera të rënda luftarake, duke dëshmuar se vendi po ndjek një linjë të qartë forcimi dhe modernizimi të kapaciteteve të veta mbrojtëse.

Për autoritetet greke, investimet në dronë, sisteme inteligjente dhe prodhim të brendshëm janë thelbësore për t’i dërguar një mesazh të qartë aleatëve dhe fqinjëve: Greqia po hyn në një fazë të re të aftësive ushtarake dhe është e vendosur të ruajë avantazhin e saj strategjik në rajon.

EMISIONET