Gashi-Fazliu: Të Gjykuarit në Hagë kanë bërë një luftë çlirimtare, por asnjë krim
Në vlerësimin e gazetares Alketa Gashi-Fazliu ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen në hagë me akuza për krime lufte gjatë agresionit serb në vendin e tyre janë krejtësisht të pafajshëm.
E ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, gazetarja kosovare theksoi se ish-kre Hagë kanë bërë një luftë çlirimtare, por asnjë krim.
“Të Gjykuarit në Hagë kanë bërë një luftë çlirimtare, por asnjë krim.
Kosova ka nevojë gjithnjë e më shumë për prova dhe fakte që të vërtetojnë sa më shumë gjenocidin që Serbia ndërmorri ndaj popullit të Kosovës dhe gratë kosovare janë dëshmia më e fortë e atij gjenocidi.
Lufta në Kosovë ka qenë e drejtë dhe askush nuk mund ta njollosë atë për asnjë lloj arsye.
Edhe pse kjo është një ngjarje e trishtuar në historinë tonë, sërish ajo nuk duhet ta zbehë dhe ta bëjë pis sovranitetin e shtetit të Kosovës”, u shpreh ndër të tjera gazetarja Alketa Gashi-Fazliu.