SPAK arreston për nxitje dhe propagandim të terrorizmit Gentian Çollakun

Arrestohet Gentian Çollaku për akuzën e nxitjes dhe propogandës për vepra terroriste.

"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  në kuadër të procedimit penal nr.196/2021, pas një hetimi të kryer në bashkëpunim me oficerët e policisë gjyqësore të  Drejtorisë se Antiterrorit, i është është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesë për caktimin e masës së sigurimit personal’’arrest në burg’’ parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasin nën hetim G. Ç.

SPAK arreston për nxitje dhe propagandim të terrorizmit Gentian
Postime të vitit 2015 në porfilin e Facebook të Gentian Çollakut

Ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ka kryer veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar  me vendimin nr. 31 datë 11.04.2023 ka vendosur ndaj këtij të hetuari masën e sigurimit personal ‘’arrest në burg’’.

Ky vendim është ekzekutuar në datën 12.04.2023", thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

spak gentian Çollaku terrorizem

EMISIONET