KRONOLOGJIA E NJË MASAKRE - Tronditet sërish Serbia! 21-vjeçari "shuan fisin e vet", vret 8 persona dhe plagos 13 të tjerë

KRONOLOGJIA E NJË MASAKRE - Tronditet sërish Serbia! 21-vjeçari

Tetë të vdekur, më shumë se 10 të plagosur në të shtënat në afërsi të Mlladenovacit, 600 anëtarë të njësive speciale po kërkojnë për sulmuesin.

Serbia nuk po arrin dot të gjejë qetësi. Pa u mbushur 48 orë nga masakra në shkollën fillore në Beograd një tjetër akt terrorist ka ndodhur mbrëmjen e djeshme

KRONOLOGJIA E NJË MASAKRE - Tronditet sërish Serbia! 21-vjeçari
Ne foto: Autori i dyshuar

8 të vrarë dhe 13 të plagosur ka qenë bilanci i frikshëm i një akti terrorist nga një 21-vjeçar, i biri i një oficeri të ushtrisë serbe. 

Autori Uroš B., qëlloi me automatik tek një automjet në lëvizje pranë një fshati 60km në jug të Beogradit, pas aktit ai u arratis. Më shumë se 600 forca janë vënë në kërkim të autorit.

Mes viktimave, autori vrau një polic dhe motrën e tij. Sipas medieve të vendit fqinj mësohet se vendasve, Uroshi ka vrarë edhe të afërmit e tij, ku, dyshohet një nga vëllezërit, kunatën dhe një djalë 12-13 vjeç, që mendohet se është nipi i tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 192.RS (@192_rs)

KRONOLOGJIA E NJË MASAKRE

Ora 3:30 - Tetë persona u vranë dhe më shumë se 10 u plagosën në të shtënat në afërsi të Mlladenovcit, pasi sulmuesi qëlloi mbi ta me një armë automatike.

Mediat raportojnë se i dyshuari për vrasjen kishte dy bashkëpunëtorë, njëri prej të cilëve u vra në shkëmbim zjarri me policinë.

Mjete të shumta policie, duke përfshirë njësitë e ndërhyrjes dhe forca të tjera, u dërguan në Mlladenoc, pasi sulmuesi vrau tetë dhe plagosi 13 vetë nga një automjet në lëvizje.

Sa i përket hetimeve të para në fshatin Dubonë, mediat vendase raportojnë se sulmuesi qëlloi me automatik një grup personash dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë më pas policia ka nisur operacionin “WhillWind” dhe ka nisur një kërkim të gjerë për kapjen e vrasësit në të cilin u angazhuan mbi 600 forca policie.

Jo shumë kohë pas të shtënave, për 21-vjeçarin U.B është lëshuar një urdhër, ndërsa policia ka rrethuar vendin ku ai fshihet.

Në operacionin e kërkimit janë të përfshirë të gjitha njësitë speciale dhe njësia e helikopterëve të MPB-së së Serbisë.

Ministri i Brendshëm, Bratislav Gashiç, të shtënat në afërsi të Mlladenovcit i quajti akt terrorist.

Ndërkaq, ambulanca të shumta u dërguan në vendngjarje.

Ora 03:45 - Nis kërkimi për autorin

Policia është në kërkim të sulmuesit. Njësitet speciale dhe njësitet helikopterësh të MPB-së janë në kërkim të të riut njëzet e një vjeçar, ndaj të cilit është lëshuar një urdhër. Siç raporton RTS, policia ka rrethuar zonën ku ai fshihet, ndërsa auto-ambulanca të shumta u dërguan në Mlladenovc.

Sulmuesi U. B. fillimisht qëlloi në fshatin Dubonë, e më pas në Mali Orašje dhe fshatin Šepshin.

Në Dubonë ka vrarë një polic të ri dhe motrën e tij, duke qëlluar rastësisht në oborrin e shkollës, ku ka plagosur disa persona.

Sipas banorëve të zonës, sulmuesi njihet si problematik, ndërsa RTS raporton se me të në makinë kanë qenë edhe dy persona të tjerë.

Ora 04:04 - Tetë persona në Urgjencën e spitalit

Tetë persona do të shtroheshin në Qendrën Emergjente, raportoi RTS. Në mesnatë, pacientët dhe të afërmit e tyre filluan të vinin.

Rreth dy orë pas mesnate në Urgjencë kanë ardhur ministrja e Shëndetësisë Danica Grujçiç dhe drejtori i BIA-s Aleksandër Vulin.

Ora 04:13 – Nisin kërkimet me helikopter në rrethinat e Mlladenovcit

Ora 04:23 – Në vendngjarje zbarkojnë forca të shumta policore

Ora 04:33 - Më shumë se 600 anëtarë të njësive speciale janë në kërkim të sulmuesit

Më shumë se 600 pjesëtarë të njësive speciale janë vënë në kërkim të sulmuesit, raportoi RTS nga vendi i ngjarjes.

Një kërkim i gjerë në zonë është duke u zhvilluar, ku agresori po kërkohet nga helikopterët e trupave speciale dhe kamerat termike.

Ora 04:35 - 10 persona janë shtruar me urgjencë në spitalin e Smederevës, katër prejt të cilëve iu nënshtruan operacionit

Sipas informacioneve jozyrtare nga spitali i Smederevës, aty janë transportuar 10 persona, katër prej të cilëve iu nënshtruan plagëve të marra.

Tre persona janë operuar, dy janë në gjendje stabël, ndërsa njëri është ende në operacion. Ndërsa një ri I ndjeri më i ri ka lindur në vitin 2008, raportoi RTS.

Ora 05:20 - Njësi speciale antiterror në terren

Dita ka gdhirë në afërsi të Mlladenovcit, ku njësitet speciale janë duke filluar kontrollin fizik të terrenit, raporton  RTS.

Periudha kur fillon të zbardhë është problem për përdorimin e kamerave termike.

Siç mëson jozyrtarisht RTS, babai i të dyshuarit për sulmin në afërsi të Mlladenovcit është ushtarak.

Ora 06:07 - Në Dubonë mbërrin ministri Gashiç

Në fshatit Dubonë, ku nisi masakra ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm Bratislv Gashiç.

Ora 06:08 - Tetë të plagosur

Tetë persona të lënduar nga të shtënat në afërsi të Mlladenovcit dhe të cilët janë trajtuar në Qendrën Emergjente janë në gjendje stabël.

Ndërkaq në spitalin “Dragisha Misoviç” ndodhen dy të lënduar të moshës 21 dhe 23 vjeçare.

Ora 06:11 – Alarm për dhurues gjaku

Ministria e Shëndetësisë apeloi deri te qytetarët se nevojiten dhurues gjaku për të plagosurit nga të shtënat që ndodhën në Mlladenovc.

Siç thuhet nga Ministria, nevojitet gjak i të gjitha grupeve të gjakut.

Ora 06:20 – Në luftë për jetën!

Të operuarit në KBC “Dragisa Misoviç” janë në rrezik, të operuarit në spitalin e Smederevës janë stabël.

Dy të lënduar të moshës 21 dhe 23 vjeçare janë vendosur në spitalin “Dragisa Misoviç”, të cilët janë operuar, por jeta e tyre është ende në rrezik.

Në spitalin e përgjithshëm të Smederevës “Sveti Luka” gjatë natës janë pranuar dhjetë persona, katër prej tyre kanë vdekur, tre persona janë transportuar më tej në Beograd, ndërsa tre janë operuar dhe janë në gjendje stabël.

Sipas RTS, një person ka plagë me armë zjarri në stomak pa lëndime në organet e brendshme, një tjetër është qëlluar në këmbë dhe ndodhet në repartin e ortopedisë, ndërsa i treti me lëndime të shumta organesh dhe fraktura të hapura është gjithashtu i qëndrueshëm.

I vdekuri më i ri ishte në vitin 2008.

Ministrja e Shëndetësisë Danica Grujçiç do të mbajë konferencë për media në orën 07:30. Tetë të plagosurit që janë shtruar në Qendrën Urgjente janë në gjendje stabile.

Ora 06:34 - Agresori ishte në automjet

RTS raportoi se në automjet ka qenë edhe vetë sulmuesi. Gjatë natës dolën informacione se në makinë ndodheshin edhe dy persona të tjerë nga i cili doli sulmuesi dhe nisi sulmin e përgjakshëm.

RTS ka folur me një banor të Dubonës. Një e moshuar që ka shkuar në tregun e Beogradit i ka thënë se ka dëgjuar të shtënat dhe se e ka kaluar gjithë natën me sëpatë në dorë.

Një tjetër banore tha për RTS se dëgjoi të shtëna, por mendoi se ishin fishekzjarre.

Ora 07:03 – Të plagosurit shpërndahen në spitale të ndryshme

Të plagosurit nga të shtënat e mbrëmshme në Mlladenovc janë dërguar në disa spitale në Beograd dhe Smederevë.

Dy persona të plagosur rëndë, të moshës 21 dhe 23, janë sjellë në spitalin “Dragisa Misoviç”, ku janë operuar, por jeta e tyre është ende në rrezik, raporton RTS.

Të lënduarit gjatë natës janë sjellë në Qendrën Emergjente të SHKK-së dhe në spitalin “Sveti Luka” në Smederevë, ku sipas shkallës së lëndimeve janë bërë triazhimi.

Në spitalin e përgjithshëm të Smederevës “Sveti Luka” gjatë natës janë pranuar dhjetë persona, katër persona kanë vdekur, tre persona janë transportuar më tej në Beograd, ndërsa tre janë operuar dhe janë në gjendje stabile.

Tetë të plagosurit që janë shtruar në Qendrën Urgjente janë në gjendje stabël.

Ora 07:05 Shtëpi më shtëpi për autorin

Në zonën e tre fshatrave të Mlladenovcit, oficerët e policisë po kontrollojnë banesë më banesë në përpjekje për të prangosur autorin e masakraës së mbrëmshme që tronditi vendin.

Ministri i Punëve të Brendshme nuk ndodhet më në qendër të fshatit Dubonë, ku mbetën të vrarë efektivi i policisë që ishte jashtë orarit të punës dhe motra e tij.

Pjesëtarët e Njësisë Speciale Antiterroriste dhe Brigadës për Intervenim të Policisë janë duke kontrolluar vilë më vilë në zonën e tre fshatrave të Mlladenovcit, raporton reporteri i RTS.

Ora 07:08 – Bllokohet rruga në dalje nga fshati Malo Orašje

RTS raporton se rruga në dalje nga fshati Malo Orašje në drejtim të Dubonës është e bllokuar.

Policët me dy makina nuk lejojnë kalimin e njerëzve dhe kthejnë mbrapsht personat që kanë përdorur rrugën.

Ora 08:08 – Banorët rrëfejnë tmerrin: Dëgjuam të shtëna, u mbyllëm nëpër shtëpi

Milan Prokiç, një nga banorët e Dubonës, tha për Radio Beograd 1 se kishte dëgjuar të shtëna. Ai mendoi, thotë ai, se dikush kishte marrë një të re.

“Mjerisht, për fat të keq, ne u mbyllëm në shtëpitë tona, që të mos na vinte”, tha Prokiç.

Ora 08:09 – Arrestohet autori i masakrës

Pas disa orësh kërkimi, 21-vjeçar Urosh. B. arrestohet nga forcat e policisë në afërsi të Kragujevacit

Burimi: RTS 

EMISIONET