"Nuk je i zoti të marrësh pronat e gjyshit!" Prençi: Ligji 7501 dhe Shqipëria 1 euro prodhojnë ngjarje kriminale

Shemsi Prençi, ekspert i Policisë, i ftuar në "Drejt"  deklaroi se krahas gjakmarrjes dhe hakmarrjes një tjetër gangrenë që gjeneron krim në vend janë problemet e pronësisë.

Prençi: Në shoqërinë shqiptare përveç gjakmarrjes dhe hakmarrjes ka dhe një gangrenë që po kultivohet nga ligji 7501 dhe nga Shqipëria 1 euro. Në disa vrasje që janë analizuar del që nipërit e atyre që kanë qenë pronarë dikur sot janë të zhveshur, prona ka shkuar në duart e oligarkëve, të të fortëve, grupeve kriminale që po ngrejnë resorte turistike. Në shoqëri, në adoleshencë ka frymëzime negative nga shoqëria, kush  je ti? Ti nuk, je i zoti të marrësh pronat e gjyshit, babait. Tjetri bredh me fuoristrada, ka 10-15 shtëpi, kurse ti ish-pronari je zhveshur nga gjithçka. Sot një pjesë e madhe e vrasjeve në bregdet kanë ndodhur për këtë arsye. Janë shtuar problematika që prodhojnë kriminalitet.A duhet policia të qëndrojë me të njëjtën strategjie policizmi apo duhet ta ndryshojë strategjinë e luftës ndaj kriminalitetit.

drejt

EMISIONET