Binjaku: Prindërit të kenë kujdes me fëmijët, janë shembulli që ato ndjekin
Sociologia, Entela Binjaku, ishte e ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai foli për ndikimin e mediave sociale tek të rinjtë.
Binjaku: Unë aktualisht punoj me të rinj që janë 18 vjeç dhe shpesh herë ne i drejtojmë bisedat tona për shqetësime të caktuara të tyre tek e kaluara kur ato ishin në ciklin parauniversitar dhe shumë herë flasin për probleme që kanë kaluar dhe kur hyjmë në argumenta gjithmonnë vetë ata e vënë gishtin tek familjat. Pra vetë të rinjtë e vënë gishtin tek familja thelbin ose fillesën e problemeve që kanë ata.
Binjaku tha se prindërit duhet të jenë të kujdesshëm sepse fëmijët mësojnë nga ata dhe nëse një prindër rri në telefon shembullin do ta marrin tek modeli i tyre.


