Kaos në "Asllan Rusi", tifozët hedhin sende në parket, ndërpritet finalja Besëlidhja-Tirana
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2023, 20:47
Ndërpritet finalja e basketbollit për meshkuj mes Besëlidhjes dhe Tiranës që po luhet në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi".
Shkak është bërë hedhja e sendeve nga tifozët në parket.
Në katër finalet e mëparshme Besëlidhja dhe Tirana kanë arritur që të marrin nga dy fitore secila.
Nëse fiton Besëlidhja do të ishte titulli i parë në historinë e klubit, ndërsa për Tiranën i 21-ti.

