Arrestohet në kufi i dyshuari për kërcënime ndaj zyrtarëve të Kosovës/ Gjykata e Prishtinës kishte lëshuar urdhërarrestin

Një person është arrestuar në Pikën Kufitare Stanqiq, bazuar në një urdhërarrest të lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari, shtetas i huaj, dyshohet se më 30 tetor 2025, përmes një rrjeti social, ka kryer veprën penale “Dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.
Arrestimi është kryer gjatë kontrollit në pikën kufitare, ndërsa pas ndalimit, me vendim të prokurorit, personi është dërguar në paraburgim.
Autoritetet vijojnë procedurat ligjore për rastin, ndërsa nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi identitetin e të dyshuarit apo natyrën e saktë të kërcënimeve.

