Aksident në Prishtinë/ Një person humb jetën nga përplasja e dy makinave

Tjetër aksident automobilistik në Kosovë.
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Vranidoll të Prishtinës.
Rastin e është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë në Prishtinë, Enis Pllana, i cili tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
“Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes”, njoftoi Pllana.
Njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

