Zingraf: Deputetë duhet të paguhen në mënyrë dinjitoze, por ka shumë rendësi edhe niveli i pagave në një shoqëri

Zingraf: Deputetë duhet të paguhen në mënyrë dinjitoze,

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf i është përgjigjur sot interesit të medieve lidhur me projektligjin për rritjen e pagave në administratën publike si dhe kërkesën e deputetëve për rritjen e pagave të tyre.

Në konferencën e organizuar nga DIHA (Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri) ku u prezantuan rezultatet e Anketimit për Klimën e Biznesit dhe Investimeve në Shqipëri, Zingraf e cilësoi si çështje delikate rritjen e pagave për ligjvënësit.

Sipas tij, deputetë duhet të paguhen në mënyrë dinjitoze, por ka shumë rendësi edhe niveli i pagave në një shoqëri.

“Pagat e parlamentarëve është një çështje delikate e rëndësishme me këto karakteristikat, pasi njerëzit pyesin vërtetë veten se kush i ruan ata që ruajnë rojtarët.

Deputetët janë ata që vendosin për buxhetet ndaj nuk dua të përzihem në një pyetje të tillë. Por mendoj se është e rëndësishme që deputetë e një parlamenti të paguhen në mënyrë dinjitozë sepse duam që çdo parlamentar të kryej një punë dinjitoze.

Është çështje parimore kjo. E rëndësishme ama është edhe niveli i përgjithshëm i pagave në një shoqëri.

Qeveria shqiptare planifikon të rrisë pagat në sektorin publik, e gjitha kjo ka lidhje dhe me debatin e emigracionit.

Shqipëria duke pasur parasysh edhe në krahasimin  me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor ka nivelin më të ulët të pagave. Unë nuk jam ekonomist, rritja e pagave ka një ndikim në strukturën e përgjithshme të pagave në tregun shqiptar.

Çështja nuk diskutohet në mënyrë kontroverse në shoqëri të ndryshme, por debati i rëndësishëm për shoqërinë shqiptare është nëse pagat në sektorin publik ndikojnë në nivelin e ekonomisë”, u shpreh Zingraf.

EMISIONET