Kim takon Zaçajn në Kushtetuese: SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort reformën në drejtësi
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi sot një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.
Kim e siguroi Zaçajn se, SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi në mënyrë që gjykatat të funksionojnë të pavarura dhe me integritet.
“Sot takova Holta Zaçaj për ta uruar për zgjedhjen si Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort reformën në drejtësi, në mënyrë që gjykatat të veprojnë me pavarësi dhe integritet”, theksoi Kim, në një reagim në rrjetet sociale.
Today I met Holta Zaçaj to congratulate her on election as Chair of ???????? Constitutional Court. ???????? will continue to strongly support justice reform so that courts operate independently & with integrity. This is the rightful demand of citizens, necessary to attract more investment, &… pic.twitter.com/GZ5LpXHCqq
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 25, 2023
“Kjo është kërkesa e drejtë e qytetarëve, e nevojshme për të tërhequr më shumë investime dhe kërkesë për anëtarësimin në BE. I urojmë gjyqtares Zaçaj dhe të gjithë gjyqtarëve të tjerë urtësi dhe sukses gjatë përmbushjes së detyrës së tyre”, theksoi Kim, në reagimin e saj pas takimit.