"Rikthimi" i Bashës, Zekthi: Unë di që z. Basha ka dhënë dorëheqjen, por është koha që PD të kthehet në alternativë

Analisti dhe njëkohësisht anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Fitim Zekthi i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News" u shpreh se rikthimin i Lulzim Bashës në jetën aktive politike lidhet me faktin e vetëm rikthimin e Partisë Demokratike në alternativë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025.

“Sot kemi një Parti Demokratike në krizë të thellë,m dhe tani është koha për rikthimin e një alternative të besueshme në mënyrë që të bëhet gati opozita për t’u kthyer në alternativë dhe zgjidhje e krizës së madhe me të cilën po përballet Shqipëria dhe shqiptarët.

Është një krizë e thellë që ka mbërthyer çdo qelizë të vendit, ku ky sistem është i gedraduar që duhet të çmontohet sa më parë lidhja e shtetit me krimin. Defekti më i madh i këtij sistemi është fakti se askush nuk jep llogari para shqiptarëve.

Unë nuk e di se çfarë do të bëjë z. Basha, por ajo që di unë është fakti që z. Basha ka dhënë dorëheqjen.

Por z. Basha iku për të zbutur krizën, nuk u zbut kriza, dhe ai u kthye.

Iku me pretendimin se Partia Demokratike do të bashkohej, s’u bashkua, ndaj ai u kthye.

Dhe mua tha nuk më duket problem rikandidimi, dhe nuk duhet ta bllokojmë cilindo emër.

Por ajo që do ishte e mirë për PD-në do të ishte bashkimi i të gjithë demokratëve për të parë mbi interesat e gjithsecilit prej demokratëve.

Pasi askush nuk mund ta mohojë që humbja e 14 majit ishte e thellë dhe drastike. Pra unë po flas për këtë nevojë për rikuperimin”, u shpreh ndër të tjera anëtari i Kryesisë së PD-së, Fitim Zekthi.

lulzim basha pd fitim zekthi

EMISIONET