Lihen në burg zyrtarët e Bulqizës, Lefter Alla në gjykatë: Akuzat ndaj meje, politike!
Kryebashkiaku socialist i Bulqizës Lefter Alla, së bashku me 10 vartësit e tij në Bashkinë e Bulqizës ka dalë paraditen e sotme para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij, e cila pas një seance të gjatë për shkak edhe të numrit të lartë të të akuzuarve ka vendosur lënien në burg të tyre.
Gazetari, Edison Vatnikaj, ka zbardhur pjese nga dëshmia e Lefter Allës përpara gjykatës gjatë caktimit të masës së sigurisë
Kryebashkiaku i Bashkisë Bulqizë i konsideron politike akuzat e ngritura ndaj tij.
“Në gjykimin tim më mirë të më thoshin hap krahun, se sa të bëhen këro gjyqe politike”, mësohet të jetë shprehur kryebashkiaku socialist i Bulqizës.
Ndërkaq vijon seanca për verifikimin e masës së sigurisë ndaj Allës dhe 10 zyrtarëve të tjerë: Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo
Ndërsa, Kastriot Ibrahimaj dhe Ana Nishku janë me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Me urdhër të SPAK, mbremjen e 15 marsit do të viheshin në pranga jo vetëm kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, por edhe disa zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, që kanë qenë anëtarë të komisioneve për tendera publikë.
Të gjithë, këta persona sipas SPAK janë me masën e arestit me burg dhe akuzohen për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,“Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikim i formularëve”, parashikuar nga nenet 258 paragrafi i dytë, 248, 186/2,3 , 190/1 të Kodit Penal.