PAMJET/ Kryebashkiaku socialist Lefter Alla del para gjykatës për masën e arrestit
Kryebashkiaku socialist i Bulqizës Lefter Alla ka dalë paraditen e sotme para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij.
Me urdhër të SPAK, mbremjen e 15 marsit do të viheshin në pranga jo vetëm kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, por edhe disa zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, që kanë qenë anëtarë të komisioneve për tendera publikë.
Konkretisht, të arestuar janë për shtetasit: Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo
Ndërsa, Kastriot Ibrahimaj dhe Ana Nishku janë me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Gazidedja dhe Aqif Konesha. Të gjithë, këta persona sipas SPAK janë me masën e arestit me burg.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thotë se personat e siperpermendur akuzohen për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,“Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikim i formularëve”, parashikuar nga nenet 258 paragrafi i dytë, 248, 186/2,3 , 190/1 të Kodit Penal.
Tenderi i cili çoi në burg kryebashkiakun e Bulqizës dhe 12 punonjës të administratës është realizuar në vitin 2021. Në prokurimin me vlerë 2.8 milionë euro janë skualifikuar katër subjekte, dy prej të cilëve kishin paraqitur ofertat më të mira, por se u skualifikuan për shkak të kritereve. Madje një nga kërkesat ishte 410 mijë euro më e lirë se fituesi.
Në hetimin e SPAK, thuhet se Lefter Alla në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion bashkimi i operatorëve Egland dhe BE-IS, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit.