Xhaçka i përgjigjet Athinës për Belerin: Përmbahuni nga deklaratat, respektoni institucionet e pavarura të Shqipërisë
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas deklaratave të ashpra të Ministrisë së Jashtme greke për burgosjen e Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë Himarë në zgjedhjet e 14 majit.
Në një postim në twitter, Xhaçka shkruan se Greqia nuk duhet të vërë në diskutim vendimin e gjykatës brenda territorit të Shqipërisë, duke u bërë thirrje të jenë më të përmbajtur në deklaratat e bëra.
"Është thuajse e pamundur të kuptojmë se si miqtë tanë???????? kanë të drejtë të kundërshtojnë një vendim gjykate në vendin tonë, kur provat e forta që ata kërkonin janë shumë të qarta. Fredi Beleri është kapur duke u përfshirë në aktivitet kriminal kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Nuk e kuptojmë se si të qenurit me kombësi greke, mund ta përjashtojë atë nga ligji si shtetas i Shqipërisë. Ne u bëjmë thirrje miqve tanë grekë të përmbahen nga deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë" shkruan Xhaçka në twitter.
Deklarata e Xhaçkës pason reagimin e ashpër të Ministrisë së Jashme greke, e cila e quajti skandaloz vendimin e gjykatës së Vlorës për të lënë në burg Fredi Belerin.