Ansambli Kombëtar performon për herë të parë në Londër

Ansambli Kombëtar performon për herë të parë në

Trashëgimia shqiptare do të flasë me gjuhën universale të artit, në zemër të Londrës.

Teatri Kombëtar i Operës e Baletit bëri të ditur se, Ansambi Kombëtar i Këngëve dhe Valleve do të performojë për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar.

Performanca do të zhvillohet më 6 korrik, në skenën e Shaw Theatre në Londër, ku ansambli ynë do të sjellë një mbrëmje ku ndërthuren trashëgimia kulturore shqiptare me vizionin dhe frymëzimin që Lord Bajroni gjeti në Shqipëri.

Publiku do të mund të udhëtojë nëpër historinë, traditat dhe shpirtin e një kombi përmes këngëve, valleve, kostumeve tradicionale dhe tingujve autentikë të folklorit shqiptar, që prej shekujsh ka mahnitur udhëtarë, artistë dhe studiues nga e gjithë bota.

TKOBAP tha se, “Zëri i Trashëgimisë” është një ftesë për të zbuluar Shqipërinë përmes artit, një urë kulturore mes dy vendeve dhe një homazh për pasurinë e jashtëzakonshme të identitetit tonë kombëtar.

EMISIONET