Jonid Jorgji zgjidhet anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit

Jonid Jorgji zgjidhet anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit

Qendra Kombëtare e Kinematografisë bëri të ditur se kryetari i saj, Jonid Jorgji, është përzgjedhur zyrtarisht si anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit (European Film Academy).

QKK tha se, pranimi në këtë institucion tejet prestigjioz, është një vlerësim për kontributin dhe vizionin e tij në sektorin audiovizual. Ky anëtarësim konsiderohet si, një hap i rëndësishëm për rritjen e përfaqësimit të industrisë sonë kinematografike në arenën ndërkombëtare.

Anëtarësimi i Jonid Jorgjit në Akademinë Evropiane të Filmit vjen në një moment dinamik për reformimin e filmit shqiptar dhe përpjekjet e vazhdueshme për ta kthyer vendin tonë në një destinacion kyç kinematografik. Përmes kësaj ure të re lidhëse me EFA-n, zëri i kineastëve shqiptarë do të dëgjohet edhe më fort në Evropë.

Akademia Evropiane e Filmit (EFA) është një organizatë prestigjioze që bashkon mbi 5,700 profesionistë evropianë të filmit, duke promovuar dhe mbështetur kinemanë evropiane. E themeluar në vitin 1989, ajo njihet më së miri për organizimin vjetor të Çmimeve Evropiane të Filmit dhe punën gjatë gjithë vitit për të ruajtur trashëgiminë e filmit dhe për edukimin e audiencës.

EMISIONET