PIKTURË/ Gati pesë vjet pas largimit nga pushteti, Angela Merkel bëhet pjesë e galerisë së kancelarëve gjermanë

PIKTURË/ Gati pesë vjet pas largimit nga pushteti, Angela Merkel

Portreti zyrtar i ish-kancelares gjermane Angela Merkel, i realizuar nga artisti francez Jérémie Queyras, do të zbulohet sot në Muzeun Bode, në Ishullin e Muzeve në Berlin, gati pesë vjet pasi ajo u largua nga detyra.

Piktura do të jetë e ekspozuar për publikun në Muzeun Bode për tre muaj, përpara se të vendoset më vonë gjatë këtij viti, në godinën e Kancelarisë Federale.

Vetë Merkel e komentoi me modesti këtë moment në një intervistë të fundit për gazetën “Die Zeit”: “Aty do të jem e varur. Është e çuditshme kur kupton se, koha të ka kthyer në pjesë të historisë”.

Në katin e parë të Kancelarisë Federale janë të ekspozuara portretet e të gjithë kancelarëve gjermanë deri te Gerhard Schröder, portreti i të cilit u realizua nga artisti Jörg Immendorff në vitin 2007.

Ende mungojnë portretet zyrtare të Merkel dhe të Olaf Scholz.

Zyra e Scholz bëri të ditur se ai nuk e ka përzgjedhur ende artistin, që do të realizojë portretin e tij.

EMISIONET