VIDEO/ Te 313-ta që në tetor, zyrtarët e PL-së shkojnë në burg, por nuk e takojnë sot Ilir Metën. Vasili: Ja pse dështoi takimi

Sot, zyrtarët e Partisë së Lirisë do të realizonin vizitën e parë në paraburgimin 313, për të takuar presidentin e kësaj force politike, Ilir Meta, i cili është në qeli prej katër muajsh.

Por Sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi, zv/presidentja Erisa Xhixho, deputeti Petrit Vasili dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Drejtësisë, Edmond Haxhinasto nuk e realizuan dot qellimin e tyre.

Për mediat, Petrit Vasili u shpreh se nuk arritën ta takonin dot Metën.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024, në zonën e Casa Italia-s në Tiranë, dhe akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me disa dosje, përfshirë ato të bashkuara Cez-Dia, lobimin e ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.

GJKKO dhe Gjykata e Apelit kanë lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”, duke bërë që Meta të qëndrojë në paraburgimin “Jordan Misja” në kryeqytet, ndryshe i njohur si 313-ta.

Po ashtu, Monika Kryemadhi, ish-kryetare e LSI-së dhe bashkëshortja e Metës, është nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje”.

EMISIONET