VIDEO/ Sara Mila: Maska ra pas 22 ditësh, protesta nxori Dritan Goxhajn, një karikaturë gjeopolitike

VIDEO/ Sara Mila: Maska ra pas 22 ditësh, protesta nxori Dritan Goxhajn,

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka reaguar ndaj protestës së ditëve të fundit me kauzë mbrojtjen e mjedisit dhe flamingove në Zvërnec, duke akuzuar organizatorët se kanë devijuar nga qëllimet fillestare dhe po përdorin kauzën për interesa politike.

Në një reagim në rrjetet sociale, Mila komentoi faktin që pas 22 ditësh protestë është lakuar emri i Dritan Goxhajt si një nga figurat drejtuese të kësaj proteste.

“Për 22 ditë refuzuan të nxirrnin një përfaqësues. Në të 23-ën zgjodhën Dritan Goxhajn: njeriun që, sipas dokumentit të publikuar nga viti 1999, kur iu kërkua të qëndronte për luftën e Kosovës, u përgjigj: ‘Nuk më ka marrë koka erë’. Sot, çuditërisht, i ka marrë koka erë të shpëtojë Shqipërinë”, shkruan Mila.

Deputetja socialiste shprehet se pas javësh të tëra proteste “pa prijës”, tashmë është zbuluar, sipas saj, orientimi i vërtetë politik i lëvizjes.

“Pas 22 ditësh ‘protestë pa prijës’, maska ra: zëdhënësi i ‘Shqipërisë së Re’ është një figurë me retorikë publike pro-Iranit, pro-Hezbollahut dhe antiamerikane. Jo alternativë politike, por një karikaturë gjeopolitike”, shkruan ajo.

Mila ndalet edhe te retorika e përdorur gjatë protestës, duke iu referuar një shprehjeje të dëgjuar gjatë tubimeve.

“Në protestë kam dëgjuar të thonë se ‘ka një vend në ferr për neutralët në kohë trazirash’. Ndoshta, prijësi revolucionar është fiks rasti. Por për ata që ndezin trazirat dhe i shesin si patriotizëm, me siguri duhet të jetë rezervuar një kat më vete”, përfundon deputetja e PS-së.

Reagimi i Milës vjen në një moment kur protesta në mbrojtje të mjedisit në zonën e Zvërnecit ka nxitur debat të gjerë publik dhe përplasje politike mbi përfaqësimin dhe qëllimet e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara Mila (@saramilaa)

EMISIONET