VIDEO/ Kryeministri Rama pritet nga Macron në Paris, në fokus integrimi në BE

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Kryeministri Rama ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Francë, me ftesë të presidentit Macron.

Rama do të zhvillojë një drekë pune me Macron me të cilin do të diskutojë mbi forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Po ashtu, vizita fokusohet në dialogun për qasjen e re ndaj procesit të anëtarësimit, për të cilën kryeministri i Shqipërisë ka qenë një ndër zërat më nxitës, si edhe samitin e ardhshëm të NATO-s në Ankara.

Në këtë kontekst, vizita në Paris pritet të riafirmojë vullnetin e përbashkët për thellimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve dhe për avancimin e mëtejshëm të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Rama dhe Macron janë takuar zyrtarisht në Paris në prill 2024, si dhe në Tiranë në tetor 2023 dhe maj 2025. Ndërkohë dy liderët kanë mbajtur rregullisht takime në formate të ndryshme multilaterale dhe kontakte telefonike.

EMISIONET