U padit nga ish-kryepolici i Shkodrës për shpifje, Gazment Bardhit i bëhet gjyqi në GJKKO, Sulaj: Të dënohet!
Seanca në Gjykatën e Posacme antikorrupsion ndaj deputetit demokrat Gazmend Bardhi, i cili është paditur nga ish drejtori i policisë Shkodër Edmond Sulaj për “Shpifje, kryer botërisht” dhe “Fyerje kryer botërisht” është ndërprerë dhe seanca e radhës do jetë me 21 janar në orën 12:00.
Në seancë është i pranishëm Edmond Sulaj, ndërkohë mungon kreu i grupit parlamentar Gazmend Bardhi.
Ai përfaqësohet në këtë proces nga dy avokatët Marash Logu dhe Ledio Braho.
Mbrojtja ligjore e Sulajt u shpreh në seancë se: "Në datë 12.09.2024, Gazmend Bardhi gjatë fjalës së tij në interpelancë, në një moment të fjalimit duke iu referuar disa materialeve nga organi i SPAK, sipas tij, Edmond Sula është një person që është emëruar nga grupet e strukturuara kriminale dhe i shërben këtyre grupeve.
Ky fjalim është transmetuar botërisht dhe u përhap ne shumë media të shkruara dhe vizive, u përhap në të gjitha vendin dhe jashtë vendit.
Kjo përhrapje e këtij lajmi u realizua me dashje dhe kjo akuzë është e pa vërtetë dhe mbeshtetemi në prova.
I akuzuari ka mohuar se njeh personalisht Edmond Sulaj dhe në deklaratë duket qe ai ka mbajtur një fjalim për kundërshtarët e tij. Ky material, apo fakt i përhapur nga Bardhi ka sjellë dëme ndaj Z.Sulaj.
Edmond Sulaj ka një karriere prej 28 vite, ku ka mbajtur funksione të ndryshme. E ka njollosur rëndë karrierën e Sulës, deklarata e bërë nga Gazmend Bardhi.
Dy vajzat e Sulësc pas deklaratës së Bardhit, kanë patur ofendime të shumta mes tyre në rrjetet sociale dhe në ambientet ku punojnë dhe studiojnë. Bisedat i përkasin periudhës 2019-2020, tre vite përpara se të emërohej në detyrë Edmond Sula.
Në këto kushte, kërkojmë qe Bardhi të dënohet për këtë vepër.”
I pranishëm në seancë, paditësi Edmond Sulaj deklaroi: "Duke qenë se cështja për të cilën i është referuar Gazmend Bardhi, do doja të saktësoja qe unë jam pyetur në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me këto fakte dhe do dali shumë shpejt se kush është Mondi i vërtetë që flitetet në ato komunikime.
Unë e kam deklarauar edhe në seancën e parë dhe jam emeruar me urdhër të drejtorit të përgjithshëm. Jam krenar se çfarë kam bërë me stafin që është atje.
Del qartë se cfarë ëahtë bërë per 1 vit e 1 muaj që unë kam qendruar në Shkodër".
Nga ana tjetër, Marash Logu, avokati i Gazmend Bardhit u shpreh se: "Gjatë një komunikimi mes Pëllumb Gjokës dhe Ardit Hasanbegajt diskutohet për emrin e ministrit të Brendshëm Taulant Balla.
Ky dhe Bledar Çuci përfliteshin si pasues të Sandër Lleshajt. “Mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla”, flitet mes këtyre dy personave. Në kuadër të këtij procesi kemi sjellë edhe një provë që vjen nga mediat e shkruara sa i përket komunikineve në SkyECC.
Pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, u emërua Bledar Çuçi. Më pas mori detyren Taulant Balla. Në 15 korrik 2023, emërimi i Taulant Balla u pasua me emërimin e Edmond Sulës. Përputheshin, dhe mbi këto baza ngrihen dyshime se kishte ndikim nga biznesmeni Pëllumb Gjoka, mik i ministrit Tulant Balla dhe nga Ardit Hasanbegaj.
Është e qartë që nuk kemi të bëjmë me një përpjekje të Gazmend Bardhit për dezinformim. Ashtu si zoti Bardhi dhe deputetët e tjerë kanë detyrën të ngrejnë zërin mbi shqetësimet apo denoncimet që u vijnë. Bardhi nuk ka deklaruar se Sula ka marrëdhënie apo njohje personale me personat nën hetim, por që krimi i organizuar është i lidhur me Policinë e Shtetit".
Logu: Gazmend Bardhi nuk ka kryer velrat penale të shpifjes dhe fyerjes, ndaj kërkojmë rrezimin e kërkesës për ta dënuar atë dhe deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit.
Prokurori Bledar Maksuti: Përmendet disa herë avokat (i drejtohet avokatëve të Gazmend Bardhin) dokumenta zyrtare. Kujt i referoheni konkretisht? Cilat janë dokumentat?
Logu: Bazohemi në bazë të informacioneve që na kanë ardhur në mënyrë elektronike. Ishin te gjitha elementet që na bënë të medonin se ishin dokumenta zyrtare. I përkisnin procedimit nr9 të vitit 2023, e njohur në publik si dosja “Metamorfoza”.
Edmond Sula drejtuar Logut: Nuk jam thirrur, por referuar asaj ccfarë thoni, do doja të dija a jam pyetur ndonjëhere une si person? Unë nuk jam pyetur asnjëherë.
Gjykata: Të gjitha CD e edicioneve të lajmeve duher ti paraqisni në formën e duhur.
Te hapen para nje noteri.
Ndërkohë ndërpritet seanca gjyqësore, e radhës në datë 21 janar ora 12.00.