“11 maji”/ Rama i mbledh fizikisht drejtuesit politikë në selinë e PS, direktivat i jep online, Erion Veliaj nuk thirret fare

Ditën e sotme kryeminsitri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS drejtuesit politikë. Në mbledhje do të diskutohet për rëndësinë e votës së diasporës.

Në seli është drejtuesja politike për Tiranën Elisa Spiropali, Taulant Balla, Ulsi Manja, Arbjan Mazniku, dhe ajo që bie në sy është sërish mosthirrja e kryebashkiakut talent të Tiranës, Erion Veliaj, i vënë në hetim nga SPAK-u për pasurinë e tij të dyshimtë.

Ndërsa drejtuesit e tjerë me në krye vetë kryesocialistin Rama janë të mbledhur online, ku dhe direktivat për procesin e regjistrimit të emigrantëve në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit i ka dhënë online.

Sa i përket fatit polititik të Pandeli Majkos i cili u soll me urgjencë nga Kukësi për të mbuluar vakuumin e krijuar nga ''përjashtimi'' i Erion Veliajt nga drejtimi i Tiranës, në mbledhjen e sotme u vendos që Majko të drejtojë fushatën e PS në Kavajë dhe Rrogozhinë.

Sa i përket mospjesëmarrjes fizike të Ramës në këtë mbledhje, gazetarja Mola Luku bën me dije se arsyeja është për faktin se kryeministri do të udhëtojë këtë të hënë drejt Italisë.

Më 11 janar është hapur zyrtarisht platforma online, ku qytetarët shqiptarë në diasporë mund të regjistrohen dhe të votojnë në zgjedhjet e 11 majit. Deri tani janë mbi 7000 aplikime për të votuar nga diaspora. 

EMISIONET