ATENTATI TE PALLATI ME SHIGJETA/ Ky është Bujar Nasufi që u qëllua me dy plumba në gjoks brenda makinës (FOTO)
Mbrëmjen e së dielës, në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta”, Bujar Nasufi, 56 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri teksa po shkonte drejt shtëpisë me makinën e tij.
Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se viktima ka qenë i vetëm në makinë, ku gjatë ekzekutimit ai ka marrë dy plumba në gjoks.
Nasufi mësohet se sapo kishte parkuar para derës së banesës së tij teksa po bëhej gati të fuste makinën në banesë.

Nga ana tjetër autori dyshohet të ketë qenë një i vetëm dhe ka qëlluar me pistoletë në xhamin ballor dhe anësor të viktimës, ndërsa dyshohet se e ka pritur 56-vjeçarin pranë banesës.
Vikitima sipas policisë nuk ka pasur kurrë probleme, ndrysa edhe fqinjët janë shprehur se ai ka qenë një person i qetë dhe nuk kishte konflikte dhe si i tillë ai as nuk ruhej dhe bënte një jetë rutinë normale.

Në vendngjarje mësohet se janë gjetur të paktën 6 gëzhoja, ndërkohë policia po vijon hetimet për të identifikuar autorët dhe motivet e ngjarjes.


