Ambasada britanike reagon për kaosin në Parlament, thirrje opozitës dhe mazhorancës: Dialogu konstruktiv është thelbësor
Duke reaguar mbi situatën më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë dhe kaosin e seancës së të hënës, Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësime në lidhje me këto zhvillime.
Kjo ambasadë i bën thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës.
Reagimi i plotë:
Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësimin lidhur me zhvillimet më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë. Një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive. U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve.