Nesër gjyqi, Ministri grek takohet me Fredi Belerin në burgun e Durrësit

Nesër gjyqi, Ministri grek takohet me Fredi Belerin në burgun e

Ministri i Shtetit të Greqisë, Stavros Papastavrou, ka takuar sot kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg.

Takimi ka nisur mesditën e sotme në burgun e Durrësit, ku ndodhet prej muajsh Beleri.

Vizita bëhet ne funksionin të gjyqit që do të bëhet nesër, për të shprehur edhe njëherë mbështetjen ndaj tij.

Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij.

Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik.

Kërkesat e tij të herëpasherëshme për ndryshimin e masës së sigurisë janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, të cilave ai u është drejtuar sërish me të njejtën kërkesë.

Arrestimi i tij ka acaruar dukshëm marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës.

Kjo e fundit ka kërkuar lirimin e tij, me pretendimin se janë shkelur të drejtat e njeriut dhe ato të të pakicave, si dhe duke kërcënuar me bllokimin e rrugëtimit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin europian.

EMISIONET