Sot Dita e Verës, Këlliçi: Të shikojmë përpara! Tiranën e bëni të bukur ju!

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, i ka uruar sot qytetarët me rastin e Ditës së Verës dhe i ka këshilluar që ta shijojnë këtë ditë të bukur tradite dhe të shikojnë përpara.
Në foton me ekipin e të rinjve që mbështesin fushatën e tij, Këlliçi shkruan:
"Shijojeni këte ditë të bukur tradite! Përditshmëria ka strese, dëgjojmë lajme negative, prandaj stakojeni mendjen për çka kaloi dhe të shikojmë përpara.
Tiranën e bëni të bukur ju. I jepni jetë me familjet tuaja. I jepni zhvillim kudo ku investoni kursimet tuaja. Gëzuar miq dhe shëndeverë sot e tutje"!", uron Belind Këlliçi.




